Sport

Tirana hapi portën kundër Bylisit, reagon trajneri Egbo: Unë shoh punën time…

2 Korrik 2020, 17:59 Nga DOSJA
Tirana hapi portën kundër Bylisit, reagon trajneri Egbo: Unë shoh

Trajneri Emanuel Egbo u përpoq të argumentojë humbjen e Tiranës kundër Bylisit, por qe shumë e vështirë të mbulojë një gjë që u pa dukshëm: bardheblutë hapën portën në gjysmëfinalen e Kupës.

“Kemi dhe një ndeshje tjetër në Tiranë dhe me një gol që bëmë sot, jemi në avantazh. Po të kishim humbur 3-1, do të ishte më e vështirë, por një gol jashtë fushe vlen sa dy gola”, u shpreh fillimisht tekniku i ekipit kryeqytetas.

“Edhe vapa bëri të veten. Bëmë shumë ndryshime në pjesën e parë dhe në pjesën e dytë. Futëm dhe shumë futbollistë që nuk kanë pasur shumë minutazh. Sipas meje, Tirana nuk e la ndeshjen. Ne mund të kualifikohemi me fitore 1-0 në Tiranë. Kam ndërgjegjen time dhe shoh punën time”, shtoi Egbo.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport egbo ndeshja tirana egbo ndeshja tirana

Sondazh

Poll