Sport

Estradë në Kupën e Shqipërisë, Tirana fal Bylisin dhe bëhet gazi i botës

2 Korrik 2020, 17:50 Nga DOSJA
Estradë në Kupën e Shqipërisë, Tirana fal Bylisin dhe

Gjysmëfinalja e Kupës së Shqipërisë, Bylisi-Tirana, sot u mbyll me fitoren 2-1 të ballshiotëve. Ky takim ishte një teatër i shëmtuar.

Tirana shënoi e para në minutën e 20-të me mesfushorin Edon Hasani. Shkodrani provoi me sukses, i shërbyer nga një goditje këndi. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Tiranës.

Pjesa e dytë foli e gjitha për Bylisin. Valentino Murataj shënoi dy gola për përmbysjen krejtësisht të parashikueshme, bazuar në mënyrën se si silleshin në fushë lojtarët e Tiranës. Ai e gjeti rrjetën fillimisht në minutën e 65-të.

Në të 76′, Goxhaj gjuajti fort me të majtën dhe sfera u ndal nga portieri Lika. Topi i kthyer nga portieri bardheblu shkoi në këmbët e Muratajt, i cili shënoi golin e dytë. Kjo ndeshje ishte shumë e shëmtuar për t’u parë dhe dukshëm e toleruar nga Tirana.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bylisi kupa tirana bylisi kupa tirana

Sondazh

Poll