Sport

Tirana hapi portën, flet presidenti Halili: Dikush ka ndërhyrë, nuk e shes veten për 300 mijë euro!

2 Korrik 2020, 19:07 Nga DOSJA
Tirana hapi portën, flet presidenti Halili: Dikush ka ndërhyrë,

Refik Halili e ka pranuar se skuadra që ai drejton, Tirana, sot e ka toleruar Bylisin në Kupën e Shqipërisë (gjysmëfinalja e parë). Numri 1 i klubit kryeqytetas ka dyshime për disa lojtarë, por nuk preferon të përmendë emra. Sipas tij, nëse ka patur tolerim, kjo ka ndodhur pa dijeninë e tij.

“Nuk mund të hidhet një baltë e tmerrshme në një moment të vështirë, kur kemi bërë një rotacion të madh dhe të gabuar. Do të filloj të bëj një analizë të thellë me detaje. Do të bëj një gjykim brenda për brenda skuadrës. Është për t’u dënuar zhvillimi i ndeshjes, Nuk iu besoja syve”, u shpreh Halili pas takimit të fituar 2-1 nga ballshiotët.

“Ne do të kualifikohemi. E kam të bindur se do të luajmë me formacionin më të mirë të mundshëm. Nëse aty ka pasur ndonjë kurth për të dëmtuar klubin tonë dhe për të fituar nga ana financiare, do e shohim. Pashë diçka që nuk më pëlqente rreth e rrotull me njerëz që nuk i njoh”.

“Në qoftë se unë kam marrë 1 dollarë, pranoj të varem në litar. Unë kam dhënë 14 milionë euro dhe i kam dhënë me dëshirën time. Po e çoj klubin aty ku duhet të jetë. Nuk mund të shkatërroj klubin për 50 mijë euro apo për 300 mijë euro. Kush është ai burrë që mund të sfidojë presidentin nga brenda? Kishte një farë tolerimi nuk më pëlqente. Nuk arrita ta kuptoj. Nuk dua të ul asnjë lojtar. Nuk them që ka njerëz që kanë ndërhyrë brenda. Do bëj hetim nga brenda”.

“Më pyesin shpesh nga vijnë të ardhurat e mia. Vetëm ketë vit kam shitur 4 milionë euro prona. Më vjen keq që ka ndodhur kjo”.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bylisi refik halili tirana bylisi refik halili tirana

Sondazh

Poll