Sport

“Është një turp, fituan kompanitë e basteve”, gazetari sportiv i ashpër në deklaratën e tij për ndeshjen Bylis-Tiran

2 Korrik 2020, 20:12 Nga DOSJA
“Është një turp, fituan kompanitë e basteve”,

BALLSH-Teoritë e konspiracionit janë të pëlqyeshme në futbollin tonë e kur sheh skuadrën kryesuese të kampionatit të mbyllë pjesën e parë në avantazh e të jetë inekzistente në të dytën duke humbur ndeshjen. Po flasim për ndeshjen mes Bylis dhe Tiranës që u vlerësua si një komedi. I ftuar në zonën gol, gazetari Endi Tufa ka hedhur një akuzë duke u shprehur se kjo ndeshje ka qenë e fiksuar.

“Po të shihje Bylisin në pjesën e dytë dukej si Reali i Madridit. Ky është një turp që ndodhi. Duke parë edhe koeficentët, sot kanë fituar kompanitë e basteve. Edhe vetë Tirana nëse kishte një mbështetje kaq të madhe deri tani, e ka humbur.

Të paktën kjo përballje duhet që të hetohet. Kur është dënuar edhe Skënderbeu vetëm në bazë dyshimesh. Tani duke i bërë edhe një lidhje historisë, koeficentët favorizonin edhe një gol të tretë të Bylisit. Ndoshta prandaj ka qenë edhe ai debati i madh i trajnerit në fundin e ndeshjes”, ka thënë Tufa.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bylis endi tufa tirana bylis endi tufa tirana

Sondazh

Poll