Sport

Zyrtare: Sane transferohet te Bayern, ju zbulojmë detajet e marrëveshjes

2 Korrik 2020, 18:59 Nga DOSJA
Zyrtare: Sane transferohet te Bayern, ju zbulojmë detajet e

Leroy Sane është zyrtarisht lojtari më i ri i Bayern-it. Sulmuesi anësor ka lënë Manchester Cityn për t’u transferuar në Mynih, aty ku pret më shumë shanse për të fitur Champions League.

Gjermani ka kushtuar 49 mln euro, ndërkohë që Bayern do të paguajë edhe 11 mln euro të tjera në formë bonusesh, nëse të gjitha detajet e parashikuara në klauzolë do të përmbushen me kalimin e viteve. Sane ka firmosur për 5 sezone me bavarezët dhe do të mbajë fanellën me numrin 10.

Ai raportohet që do të jetë lojtari i tretë më i paguar i Bayern-it, pas dy veteranëve, Robert Lewandowski dhe Manuel Neuer. Paga e tij vjetore bruto llogaritet rreth 17 mln euro.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport lewandowski neuer sane lewandowski neuer sane

Sondazh

Poll