Aktualitet

Tre raste me COVID në Përmet/ Mbyllet kopshti i qytetit, mes të infektuarve një edukatore dhe një biznesmen

3 Korrik 2020, 05:48 Nga DOSJA
Tre raste me COVID në Përmet/ Mbyllet kopshti i qytetit, mes të

PËRMET- Gjatë orëve të fundit kanë rezultuar 3 persona të infektuar me COVID-19 në Përmet. Mësohet se janë infektuar një biznesmen, një edukatore dhe një grua tjetër.  Menjëherë, pas konfirmimit me virus të edukatores me iniciale O.T është mbyllur edhe kopshti i qytetit. Kjo e fundit dyshohet se ka marrë virusin në Himarë, pasi ishte disa ditë me pushime.

Ndërkohë, dyshohet se biznesmeni me  iniciale Xh.K, e ka marrë virusin në Tiranë. Ai ditët e fundit ka zhvilluar disa takime në kryeqytet. Sakaq, rasti i tretë është një grua me iniciale E.F nga fshati Kosinë i Përmetit.

Të tre të prekurit me koronavirus janë izoluar në ambientet e banesave të tyre dhe u janë marrë tamponët të afërmeve . Në total numri i të infektuarve në Përmet është katër.

Po kështu, në rang vendi është rënduar bilanci i COVID-19. Deri më tani janë shënuar 69 viktima. Së fundmi, kanë humbur jetën 3 persona dhe janë konfirmuar 82 raste të reja. Harta është zgjeruar në 19 qytete. Në spitalin Infektiv po marrin mjekim 78  pacientë, nga të cilët 9 janë në terapi intesive dhe 2 të intubuar.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll