Aktualitet

‘Vetëm 144 mijë veta shkojnë në parajsë dhe sundojnë me Krishtin’/ Pse besojnë tek vetëvrasja “Dëshmitarët e Jeh

2 Korrik 2020, 19:58 Nga DOSJA
‘Vetëm 144 mijë veta shkojnë në parajsë dhe

TIRANË– Mbrëmjen e sotme në Tiranë, u gjetën pa jetë në shtëpinë e tyre nënë e bijë, Zhaneta dhe Anisa Josifi. Ndërsa në gjendje të rëndë është vajza tjetër, Blerta. Dyshohet se ato janë vetëflijuar pasi i përkisnin “Dëshmitarëve të Jehovait”.

Duke marrë parasysh edhe skenën në shtëpi, e para që ka ndërruar jetë ka qënë Anisa, të cilën nëna dhe motra e saj e kishin mbështjellë me batanije e jorgan, dhe e kishin vendosur në krevat. Nuk dihet nëse ajo ka ndërruar jetë nga kushte natyrale apo ka vendosur të vetëvritet, gjë e cila mbështetet nga besimi që ajo predikon.

Në dhomën tjetër, pa jetë janë gjetur edhe nënë e bijë, të cilat sipas Policisë kishin shenja mosushqyerje kohët e fundit.

Por pse është normale vetëvrasja tek Dëshmitarët e Jehovait?

“Dëshmitarët e Jehovait” janë një sekt fetar, i cili u përhap në Shqipëri pas viteve ’90 me rilindjen e feve të tjera, pas rënies së sistemit komunist. Ky sekt është i ndaluar të predikohet  në shumë vende për shkak të parimeve të ndryshme, pasi shpesh kanë shtyrë në vetëvrasje shumë persona mes të cilëve dhe fëmijë. Ata besojnë se vetëm një grup i vogël prej 144.000 personash do të shkojnë në parajsë dhe do të sundojnë bashkë me Krishtin. Dhe sipas tyre, vetëm vetëvrasja është e vetmja shpresë për ringjalljen në parasjë, ndërsa vdekja natyrale “ndërton” rrugën e sigurtë drejt ferrit, i cili sipas tyre konsiderohet si varr i përbashkët.  

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Kombinat, ku nënë e bijë, Zhaneta dhe Anisa u gjetën të vdekura brenda banesës së tyre, ndërsa vajza tjetër Blerta është në gjendje kome në spital. Dyshohet se të treja kanë kryer vetëvrasje, pasi besonin se do të ringjalleshin sipas sektit në të cilin bëjnë pjesë, “Dëshmitarët e Jehovait”.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet anisa josifi blerta josifi dëshmitarët e jehovait tirane vdes nene e bije ne tirane zhaneta josifi anisa josifi blerta josifi dëshmitarët e jehovait tirane vdes nene e bije ne tirane zhaneta josifi

Sondazh

Poll