Aktualitet

MAKABËR: Anisa kishte 5 muaj e vdekur, nënë e bijë nga Kombinati e lyenin me vaj, trupi i dekompozuar mbi shtrat

2 Korrik 2020, 20:34 Nga DOSJA
MAKABËR: Anisa kishte 5 muaj e vdekur, nënë e bijë nga

TIRANË– Detaje rrëqethëse dalin në pah çdo minutë që kalon nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Kombinat, ku u gjetën pa jetë nënë e bijë, Zhaneta dhe Anisa Josifi, ndërsa vajza tjetër Blerta ishte në gjendje të rëndë.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Anisa kishte 5 muaj që kishte ndërruar jetë ndërsa e ëma nuk njoftonte autoritetet pasi besonte se ajo do të ringjallej. Për të shmangur sytë kureshtarë, nënë e bijë mbanin perdet e shtëpisë mbyllur, ndërsa për të shmangur erën e keqe të dekompozimit të trupit, e lyenin të ndjerën me vajra e uthull. Kështu ato besonin se trupi i saj nuk do të dekompozohej. Gjatë kontrolleve në banesë Policia ka gjetur plot enë me përbërje të ndryshme dhe me vaj që e përdornin për të lyer trupin e viktimës. Pasi e lyenin me vajra trupin e të ndjerës, ato e mbulonin me batanije e jorgan për të ndalësuar procesin. 

Trupi i të ndjerave është dërguar në morg, ku edhe nga ekspertiza mjeko-ligjore do të mësohet edhe koha ekzakte e vdekjes.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Kombinat, ku nënë e bijë, Zhaneta dhe Anisa u gjetën të vdekura brenda banesës së tyre, ndërsa vajza tjetër Blerta është në gjendje kome në spital. Dyshohet se të treja kanë kryer vetëvrasje, pasi besonin se do të ringjalleshin sipas sektit në të cilin bëjnë pjesë, “Dëshmitarët e Jehovait”.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet anisa josifi blerta josifi dëshmitarët e jehovait tirane vdes nene e bije ne tirane zhaneta josifi anisa josifi blerta josifi dëshmitarët e jehovait tirane vdes nene e bije ne tirane zhaneta josifi

Sondazh

Poll