Aktualitet

Infektohet me COVID 60-vjeçarja nga Erseka, jeton në Tiranë! Kishte shkuar për pushime në vendlindje

2 Korrik 2020, 21:29 Nga DOSJA
Infektohet me COVID 60-vjeçarja nga Erseka, jeton në Tiranë!

ERSEKË- Harta e të prekurve me COVID është zgjeruar edhe me qytetin e Ersekës. E prekur është edhe një 60-vjeçare, e cila jeton në Tiranë por që ka shkuar me pushime në Ersekë.

Në ditën e parë ajo ka shfaqur simptomat e COVID-19. dhe menjëherë është izoluar. Mësohet se gjendja e saj është e stabilizuar.

Ndërkohë në rang vendi është përkeqësuar situata. Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot se gjatë orëve të fundit kanë humbur jetën edhe 3 persona të tjerë. Në total numri i viktimave ka shkuar në 69.

Po kështu janë konfirmuar edhe 82 raste të reja me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit. Aktualisht në spitalin Infektiv po marrin mjekim 78 pacientë, 9 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar. Që nga nisja e pandemisë deri sot më janë konfirmuar 2662 të infektuar, nga të cilët 1559 janë shëruar, ndërsa 1103 janë të infektuar aktivë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet erseke koronavirusi ne shqiperi erseke koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll