Aktualitet

‘Po fle Anisa…’/ Dëshmia tronditëse e vëllezërve të gruas që u vetëflijua pasi mbante vajzën e vdekur në shtëpi,

2 Korrik 2020, 20:57 Nga DOSJA
‘Po fle Anisa…’/ Dëshmia tronditëse e

TIRANË– Zhaneta Josifi, 56-vjeçarja, e cila jetonte vetë me vajzat e saj Anisën e Blertën,  në Tiranë prej kohës ka shfaqur sjellje të dyshimta. Vëllezërit e të ndjerës, kanë treguar se prej kohësh kërkonin që të flisnin me mbesën e tyre, Anisën, por motra e tyre gjithmonë ka ndërruar temë.

Duke qënë se kishte më shumë se 5 muaj që e mbante të pajetë në shtrat të bijën, 56-vjeçarja nxirrte gjithmonë justifikime për të të bijën. Gjithmonë ajo u thoshte se nuk ndodhej në shtëpi ose se ishte duke fjetur.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Kombinat, ku nënë e bijë, Zhaneta dhe Anisa u gjetën të vdekura brenda banesës së tyre, ndërsa vajza tjetër Blerta është në gjendje kome në spital. Dyshohet se të treja kanë kryer vetëvrasje, pasi besonin se do të ringjalleshin sipas sektit në të cilin bëjnë pjesë, “Dëshmitarët e Jehovait”.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet anisa josifi blerta josifi dëshmitarët e jehovait tirane vdes nene e bije ne tirane zhaneta josifi anisa josifi blerta josifi dëshmitarët e jehovait tirane vdes nene e bije ne tirane zhaneta josifi

Sondazh

Poll