Sport

Zyrtare: Interi transferon yllin e Real Madridit për 40 mln euro!

2 Korrik 2020, 14:25 Nga DOSJA
Zyrtare: Interi transferon yllin e Real Madridit për 40 mln euro!

Asnjë dyshim, edhe pas fjalëve të Zidane! Mbrojtësi Achraf Hakimi është zyrtarisht lojtar i Interit. Marokeni u ka kushtuar zikaltërve 40 milionë euro plus 5 të tjera në formë bonusesh.

“Real Madrid dhe Interi kanë rënë dakord për transferimin e Achraf Hakimit. Klubi falenderon lojtarin për gjithë vitet e përkushtimit, profesionalizmit dhe sjelljes shembullore, që kur ai iu bashkua akademisë në 2006. I urojmë fat”, është komunikata zyrtare e Real Madridit.

Me shpejtësinë dhe aftësitë e tij teknike, Hakimi shihet si lojtari ideal për skemat e trajnerit Antonio Conte. Ky i fundit kërkon që mbrojtësit e krahut të jenë kryesisht mesfushorë, pikërisht si Hakimi.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport conte hakimi real conte hakimi real

Sondazh

Poll