Politike

1 Korrik 2020, 18:16 Nga DOSJA

TIRANË – Ish-deputetja demokrate Grida Duma, ka reaguar në lidhje me vendimin e Ministrisë së Arsimit, për gritjen e grupit që do të përcaktojë studentët ekselentë, të cilët do të marrin ndihmë financiare nga buxheti i shtetit. Sipas Dumës, trupa që do të përcaktojë studentët ekselentë, e cila përbëhet nga Ministria e Arsimit dhe katër anëtar me titullin “Doktor Shekencash”, me shumë mundësi do të jetë e politizuar. Më tej ajo shton, se ky vendim i ka përjashtuar studentët e bachelorit nga fondet e ekselencës dhe me gjasë  do të përfitojnë vetëm militantët e partive.

Postimi i Dumës

Shqipëria vuan e rrënohet së pari e mbi të gjitha sepse qeveria godet më të mirët!
I godet kudo! Kur e pyeten Saint Simon, nëse do duhej të zgjidhje të kishe qindra milionë në monedha apo njëqind më të aftët për të zhvilluar vendin, u tha: … padyshim më të aftët! Qeveria sot i ka dhënë goditjen tjetër më të aftëve! Vendimi i Ministrisë së Arsimit për studentët ekselentë, i ka përjashtuar studentët e bachelorit nga fondet e ekselencës. Ajo çka është më e rëndë dhe katastrofike është që i ka përjashtuar vetë ekselentët nga fondet e ekselencës, sepse ata që do të vendosin e përzgjedhin studentët më të mirë është Ministria e Arsimit -kryetare dhe katër anëtarë me gradën Doktor i Shkencave, (pra katër të cilët lehtësisht sipas vendimit mund t’i zgjedhë po vetë Ministria). Një trupë politike ka gjasa të përzgjedhë militanë dhe madje këtë qëllim ka, se përndryshe nuk do të ishte politik grupi por akademike. Arsimi i politizuar jo vetëm shkretoj Shqipërinë por rrënoj shqiptarët që të gjithë po i largojnë fëmijët të studiojnë jashtë duke marrë borxh, ndërsa më të aftët në Shqipëri, Ministria e Arsimit po i godet për ti përdorur fondet për militantë e fushata!

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike besa shahini fondet e ekselences grida duma besa shahini fondet e ekselences grida duma

Sondazh

Poll