Politike

“Po mos të dish ta përdorësh bëhesh burim infeksioni”, Rakacolli pranon gabimin: E kam kapur maskën me duar kur kam qen

1 Korrik 2020, 19:04 Nga DOSJA
“Po mos të dish ta përdorësh bëhesh burim

E ftuar në Ora News, zv.ministrja e Shëndetësisë dhe kreu i Komitetit Teknik, Mira Rakacolli tha se infektimi i qendrave shëndetësore është fenomen që ka ndodhur edhe në vende të tjera të botës.

Sipas saj, kjo ka ardhur edhe si pasojë e hapjes dhe rikthimit të shërbimeve të QSUT-së.

Rakacolli: Infektimi i qendrave shëndetësore është fenomen që ka ndodhur edhe në vende të tjera të botës. Deri në momentin e hapjes kishim vënë kufizimi në shërbimin shëndetësor dhe pas hapjes e vumë në shërbim të plotë. Masat janë marrë. 

Po ta shohim në QSUT, nga 58 shërbime që ofrohen, vetëm 2 patën probleme. Tek Infektivi që është një spital me shumë infeksione, Trauma është shndërruar në një spital urgjence dhe nuk ka asnjë lloj probleme të shpërndarjes së infeksionit. Njerëzit që vijnë në spitale janë njerëz që janë më vulnerabël kundrejt infektimit. Ndërsa edhe mjekët kanë një jetë sociale dhe shkojnë nëpër kafene. 

Rakacolli shtoi se mjekët i kanë pasur masat mbrojtëse, por tha se po të mos dish t’i përdorësh tamam, mund të bëhesh edhe burim infeksioni

Rakacolli: Mjekët i kanë pasur mjetet e mbrojtjes personale, i kanë përdorur, por përdorimi i tyre është edhe pak problematik, se po të mos dish ta përdorësh tamam, mund të bëhesh edhe burim infeksioni. Unë p.sh kam kapur edhe veten time, që duke folur, e kam kapur maskën me duart dhe mund të marrësh infeksionin. 

Marrë nga Oranews

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike mira rakacolli shperthimi i koronavirusit ne spitale mira rakacolli shperthimi i koronavirusit ne spitale

Sondazh

Poll

Politike 1 Korrik 2020, 18:16

TIRANË – Ish-deputetja demokrate Grida Duma, ka reaguar në lidhje me vendimin e Ministrisë së Arsimit, për gritjen e grupit që do të përcaktojë studentët e...