Politike

Rama shkoi dhe e takoi në Kosovë, kryeministri Avdullah Hoti i kthen vizitën, pasnesër mbërrin në Tiranë

1 Korrik 2020, 19:11 Nga DOSJA
Rama shkoi dhe e takoi në Kosovë, kryeministri Avdullah Hoti i kthen

TIRANË– Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti do të zhvillojë vizitën e tij të parë zyrtare në Shqipëri. Burime të Dosja.al bëjnë me dije se Hoti do të mbërrijë në Tiranë, pasnesër në orën 09.30 dhe do të zhvillojë një takim me homologun e tij shqiptar, Edi Rama.

Ky i fundit, vetëm pak ditë më parë ishte në Kosovë, ku përgjatë dy ditëve zhvilloi takime me politikanët, pak pas publikimit të aktakuzave ndaj presidentit Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe 9 bashkëluftëtarëve të tjerë të UÇK-së. 

Kjo është vizita e parë zyrtare e Hotit në Shqipëri, e cila u shtyp për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Hoti mori detyrën si kreu i qeverisë së Kosovës më 4 qershor pas rrëzimit të kabintetit të Albin Kurtit me anë të një mocioni mosbesimi nga ana e LDK-së. Me 61 vota pro Avdullah Hoti u vendos kryeministri i Kosovës.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike avdullah hoti avdullah hoti ne tirane tirane avdullah hoti avdullah hoti ne tirane tirane

Sondazh

Poll

Politike 1 Korrik 2020, 18:16

TIRANË – Ish-deputetja demokrate Grida Duma, ka reaguar në lidhje me vendimin e Ministrisë së Arsimit, për gritjen e grupit që do të përcaktojë studentët e...