Politike

Si asnjëherë më parë politika shqiptare bëhet bashkë! Rama, Meta, Basha e Veliaj “mblidhen” në rezidencën e ambasado

1 Korrik 2020, 18:20 Nga DOSJA
Si asnjëherë më parë politika shqiptare bëhet

TIRANË– Ashtu siç e lajmëroi edhe Dosja.al, “kokat” e politikës shqiptare janë mbledhur në rezidencën e Ambasadës Amerikane në Shqipëri për të festuar ditën e Pavarësisë ose e njohur ndryshe si 4 korriku. Në rezidencën ku qëndron ambasadorja Yuri Kim, kanë shkuar pushtetarët shqiptarë, të shoqëruar nga zonjat e tyre.

Bëhet fjalë për kryeministrin Edi Rama, presidentin Ilir Meta, kryedemokratin Lulzim Basha, kryeparlamentarin Gramoz Ruçi dhe kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Ndryshe nga sa është festuar çdo vit, kësaj herë, “e zonja e shtëpisë” ka vendosur që të përshtatet edhe me kushtet e reja të pandemisë së koronavirusit. Nëse vitet e tjera nuk kanë munguar gazetarët apo dhe aktivistët, kësaj herë darka është vetëm për krerët kryesorë të institucioneve në vend, dhe liderin e opozitës.

Deri më tani nuk ka dalë asnjë pamje nga çfarë po ndodh mureve të rezidencës amerikane, por me siguri gjakrat do të ulën dhe gjithë çka do të dëgjohet do të jetë trokitja e gotave. Por a do të ketë ndonjë marrëveshje që do të bëhet në “gëzim” e sipër?

Kjo mbetet për t’u parë…

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike darka private e yuri kim festa e pavaresise se amerikes darka private e yuri kim festa e pavaresise se amerikes

Sondazh

Poll

Politike 1 Korrik 2020, 18:16

TIRANË – Ish-deputetja demokrate Grida Duma, ka reaguar në lidhje me vendimin e Ministrisë së Arsimit, për gritjen e grupit që do të përcaktojë studentët e...