Aktualitet

I njohur si Tony Montana, vrasësi serial shqiptar dënohet me burg të përjetshëm

4 Prill 2019, 10:13 Nga DOSJA
I njohur si Tony Montana, vrasësi serial shqiptar dënohet me burg

BRITANI– Gjykata Penale e Anglisë ka dënuar me bug të përjetshëm vrasësin serial shqiptar. Mane Driza i njohur si Tony Montana është shpallur fajtor për një sërë vrasjesh.

Ai do të vuajë minimalisht 20 vite në burgjet angleze për vrasjen e tij të pestë, kurse në Itali do të rikthehet për të vuajtur dënimin me 30 vite burg për vrasjet e bëra në Siçili.

Mane Driza udhëtoi drejt Anglisë pasi në Shqipëri kishte kryer një vrasje të dyfishtë. Në qershor të vitit 1997, në moshën 17-vjeçare, Driza ekzekutoi babë e bir, Elmaz dhe Lavdosh Kananin në fshatin Bishan ku jetonte në Shqipëri. Ai është dënuar në mungesë me 25 vite në Shqipëri për këtë krim.

Ndërsa në Itali Driza vrau dy shqiptarë të tjerë, të identifikuar si Artan Maskaj dhe Albert Blusaj, ngjarja kjo e ndodhur në një bar në Catania të Sicilisë. Në Angli ai vrau shokun e tij Stefan Bledar Mones në vitin 1999 në Londër, me të cilin ndante apartamentin.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 5 vrasje angli burg i perjetshem mane driza tony montana vrases serial shqiptar 5 vrasje angli burg i perjetshem mane driza tony montana vrases serial shqiptar

Sondazh

Poll