Sport

Chelsea humb mundësinë e artë, West Ham fiton në frymën e fundit!

1 Korrik 2020, 21:18 Nga DOSJA
Chelsea humb mundësinë e artë, West Ham fiton në frymën

E pabesueshme! West Ham sot fitoi 3-2 kundër Chelsea-t në javën e 32-të të kampionatit anglez.

Ky triumf fantastik i ndihmon “Hammers” t’i largohen zonës së ftohtë të renditjes, ndërsa skuadra e Lampard ka shpërdoruar një mundësi për t’u ngjitur në vendin e tretë të renditjes.

Ka qenë një fitore me përmbysje për vendasit, që kanë kaluar të parët në avantazh në minutën e 34-t, por goli i Soucek është anuluar nga VAR nga një pozicion jashtë loje milimetrik.

Willian ka kaluar në avantazh miqtë në të 42′ me penallti, por West Ham është kundërpërgjigjur duke barazuar ndeshjen në fundin e pjesës së parë me Soucek. Antonio ka përmbysur rezultatin në minutën e 51-të, por Willian ka çuar shifrat në 2-2. Kur mendohej se ndeshja do të mbyllej në barazim, Yarmolenko ka realizuar golin e fitores për West Ham.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport chelsea west ham william chelsea west ham william

Sondazh

Poll