Sport

UEFA zyrtarizon programin e Champions League 2020-2021, kur nis dhe kur mbaron

1 Korrik 2020, 16:46 Nga DOSJA
UEFA zyrtarizon programin e Champions League 2020-2021, kur nis dhe kur mbaron

Për shkak të koronavirusit, futbolli ndaloi për rreth 3 muaj dhe shumica e turneve janë shtyrë për vitin e ardhshëm.

UEFA sot ka zyrtarizuar programin për sezonin e ri futbollistik të Champions League, duke marrë parasysh se datat tashmë kanë ndryshuar totalisht prej shtyrjes aktuale të kompeticionit për në gusht.

Disa turne janë anuluar, sidomos ato ndërkombëtare si Botëror, Kupë Bote për Klube, apo edhe evente femrash dhe të rinjsh. Megjithatë, shumica e kampionateve kanë shpëtuar, ashtu si edhe kompeticionet europiane.

Edicioni 2020-2021 do të fillojë me 20 tetor, ndërsa finalja do të luhet në Stamboll me 29 maj.

Raundi i parë i fazës së grupeve – 20/21 tetor, 2020
Raundi i dytë i fazës së grupeve – 27/28 tetor, 2020
Raundi i tretë i fazës së grupeve – 3/4 nëntor, 2020
Raundi i katërt i fazës së grupeve – 24/25 nëntor, 2020
Raundi i pestë i fazës së grupeve – 1/2 dhjetor, 2020
Raundi i gjashtë i fazës së grupeve – 8/9 dhjetor, 2020
Raundi i 1/16 – Ndeshjet e para: 16/17 shkurt dhe 23/24 shkurt, 2021. Ndeshjet e kthimit: 9/10 mars dhe 16/17 mars, 2021

Çerekfinalet – Ndeshjet e para: 6/7 prill, 2021. Ndeshjet e kthimit: 13/14 prill, 2021
Gjysmëfinalet – Ndeshjet e para: 27/28 prill, 2021. Ndeshjet e kthimit: 4/5 maj, 2021
Finalja – 29 maj, 2021

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport champions league pandemia programi champions league pandemia programi

Sondazh

Poll