Sport

FOTO/ Shikoni si ka përfunduar atleti i prekur nga koronavirusi, trupi i tij ka pësuar ndryshim drastik

1 Korrik 2020, 17:29 Nga DOSJA
FOTO/ Shikoni si ka përfunduar atleti i prekur nga koronavirusi, trupi i

FLORIDA-Këto pamje tregojn qartë se si u transformua një atlet 40-vjeçar, i cili ka kaluar 25-ditë në gjendje kome për shkak të komplikacioneve si pasojë e infektimit me koronavirus.Ahmad Ayyad kishte një trup të palestruar mire, atleti rezultoi pozitiv me koronavirus më datë 15 mars.

“Dita kur u zgjova isha 70 kile,’ tha ai në një intervistë në faqen e internetit të spitalit. ‘Këmbët dhe krahët ishin të dobëta dhe gjoksi im ishte zhdukur. Nuk mund ta besoja se sa e vështirë ishte të lëvizja deri në skajin tjetër të shtratit dhe të qëndroja në këmbë.”

Ayyad filloi të ndjejë simptomat e virusit Covid-19 në 11 mars, vetëm disa ditë pasi ishte kthyer nga një udhëtim në Florida. Ai u përpoq të kurohej duke pushuar dhe duke ngrënë adas shorbat, një supë me thjerrëza popullore në Lindjen e Mesme, por zbuloi që kjo gjë bëri pak për të lehtësuar sëmundjen e tij. Komplikacionet u shtuan në ditët në vazhdim dhe Ayyad u detyrua të shtrohej në spital ku dhe kaloi 25 ditë në gjendje kome. Foto e sportistit pas zgjimit nga koma janë tronditëse dhe treguese se sa i rrezikshëm është virusi.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport ahmad ayyad atleti koronavirusi ahmad ayyad atleti koronavirusi

Sondazh

Poll