Sport

“Liverpool klub perfekt, pse duhet të largohem?”

1 Korrik 2020, 18:32 Nga DOSJA
“Liverpool klub perfekt, pse duhet të largohem?”

Mo Salah është një nga pikat më të forta të Liverpool. Sulmuesi egjiptian ia doli të plotësonte ëndrrën e tij të madhe: fitimin e Premier League me këtë skuadër. Djemtë e Jurgen Klopp zhvilluan një kampionat spektakolar dhe rikthyen titullin në “Anfield” pas 30 viteve.

28-vjeçari ka një kontratë deri në verën e vitit 2023 me kampionët e Anglisë, Evropës dhe Botës. Ai ndihet për mrekulli dhe nuk ka ndërmend të lëvizë. Në një prononcim për BeIN Sports, Salah flet hapur rreth së ardhmes dhe lumturon tifozët me premtimin e tij.

“Nuk arrij ta përshkruaj dot atë që ndjej për arritjen e kësaj fitoreje fantastike. Jam shumë i lumtur te Liverpool, më pëlqen atmosfera këtu, ndryshon nga çdo vend tjetër. E adhuroj faktin që jam pjesë e këtij klubi, shpresoj të qëndroj sa më gjatë të jetë e mundur”.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport liverpool salah liverpool salah

Sondazh

Poll