Sport

Guardiola dorëzohet përballë Bayern-it: E doja shumë, por Sane do shkojë në Mynih

1 Korrik 2020, 15:43 Nga DOSJA
Guardiola dorëzohet përballë Bayern-it: E doja shumë, por

Leroy Sane mund të quhet që tani bavarez. Sulmuesi gjerman do të kalojë edhe pak javë te Manchester City, derisa të transferohet te Bayern dhe të nisë një aventurë të re me kampionët e Gjermanisë.

“Duket qartë se Leroy Sane do të shkojë te Bayern. I uroj gjithë të mirat. Do të më pëlqente që ai të qëndronte këtu, por vendimet janë personale dhe ai mendon se do të jetë më i lumtur diku tjetër”, u shpreh sot trajneri Pep Guardiola.

Bayern, ndërkohë, ka zyrtarizuar një transferim. Bëhet fjalë për mbrojtësin adoleshent francez Kouassi, i transferuar me parametra zero nga PSG. Ai ka luajtur disa ndeshje në Paris këtë sezon dhe Bayern e ka “vjedhë” kur askush nuk e priste.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bayern guardiola leroy sane merkato bayern guardiola leroy sane merkato

Sondazh

Poll