Sport

Inter çfarë “shuplake” i jep Brescia-s, zikaltërit rikthehen -8 pikë nga Juventus

1 Korrik 2020, 19:34 Nga DOSJA
Inter çfarë “shuplake” i jep Brescia-s, zikaltërit

MILANO– Inter fiton bindshëm ndaj Brescia-s, zikaltërit mundin kundërshtarin 6-0 që si duket tashmë është e sigurtë drejt Serisë B. Që në minutën e 5’ Ashley Young realizoi fluturimthi brenda zonës, i asistuar nga Sanchez, ndërsa në të 20-tën i erdhi radha kilianit për ta tundur rrjetër nga pika e bardhë e penalltisë. Në fund të pjesës së parë pati kohë për një tjetër gol të vendasve, që u shënua nga D’Ambrosio.

Pasi nisi pjesa e dytë Interi shënoi edhe golin e katërt me Gagliardinin, pas një krosimi të saktë të Sanchezit nga goditja e lirë, ndërsa 6 minuta para fundit të kohës së rregullt Eriksen shtyu drejt rrjetës topin që mbeti në zonën e portierit pas goditjes së Lukakut. Në fund pati kohë edhe për golin e gjashtë, që u shënua nga Candreva.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport brescia inter brescia inter

Sondazh

Poll