Sport

Zyrtare: Milani firmos me mesfushorin që ka vetëm 92 minuta në këmbët e tij

1 Korrik 2020, 15:33 Nga DOSJA
Zyrtare: Milani firmos me mesfushorin që ka vetëm 92 minuta në

Milani e ka vendosur dhe tashmë është zyrtare. Klubi kuqezi do të vijojë bashkëpunimin me belgun Alexis Saelemaekers.

Ai u mor në formë huazimi në merkaton e janarit deri në fund të qershorit me të drejtë blerjeje për 3.5 milionë euro dhe drejtuesit e “Djallit” kanë ushtruar këtë të drejtë në kontratën e tij.

Djaloshi ka firmosur deri në qershor 2024. Mesfushori i djathtë ka luajtur 6 ndeshje si zëvendësues (katër në Serie A dhe dy në Kupën e Italisë) dhe kaq kanë mjaftuar për të bindur trajnerin Pioli. Gjithsej, ai ka luajtur 92 minuta.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport milan saelemaekers zyrtare milan saelemaekers zyrtare

Sondazh

Poll

Sport 30 Qershor 2020, 22:14

SPANJË– Barcelona harron të fitojë. Kundër Atletico Madrid, katalanasit ndalen brenda në shtëpi në një barazim 2-2,ndalesë kjo që afron gjithnjë më s...