Bota

Dialogu Kosovë-Serbi/ Raportuesja për Kosovën në PE jep shpresë: Presim arritjen e një marrëveshjeje në vjeshtë

1 Korrik 2020, 18:02 Nga DOSJA
Dialogu Kosovë-Serbi/ Raportuesja për Kosovën në PE jep

EVROPË -Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ditën e sotme përmes një video-mesazhi në rrjetet sociale  është shprehur se pret  që dialogu mes Kosovës dhe Serbisë të finalizohet me një marrëveshje për njohje reciproke në vjeshtën e këtij viti pas një konference që do të mbahet në Paris e organizuar nga presidenti i Francës Emanuel Macron.

Ndër të tjera ajo ka thënë se për të arritur në një rezultat të sukseshëm duhet të punojnë të dyja palët duke shtuar se pas takimit të  dërguarit të  BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak procesi do të shkojë përpara.

“Hapi i ardhshëm, dhe më i rëndësishëm, do të jetë mbajtja e një konference në Paris, e iniciuar dhe organizuar nga presidenti (francez, Emanuel) Macron dhe më pas natyrisht, pritshmëritë janë që më në fund do të mund të shohim arritjen e një marrëveshjeje për njohje reciproke gjatë vjeshtës. Kjo është ajo për të cilën duhet të punojmë me të dyja palët deri në fund të këtij viti”, tha ajo.

 

I am optimistic about the #dialogue between #Kosova and #Serbia. @MiroslavLajcak has managed to meet with both sides @Avdullah @avucic came to Brussels last week. With #EU in the driver’s seat we’ll be able to move forward soon. Next phase will be hopefully #Paris conference. pic.twitter.com/Yi2HPT02c1

— Viola von Cramon (@ViolavonCramon) July 1, 2020

Kujtojmë se dialogu mes këtyre dy shteteve është pezulluar nga nëntori i vitit 2018, kur autoritetet e Kosovës vendosën taksë 100% në mallrat e Serbisë dhe Bosnje-Hercegovinës. Ndërkohë kjo masë është zëvendësuar me reciprocitet, nga kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.

Ndërkohë zyrtarët e BE-së kanë njoftuar se pas aktakuzës nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë, për krime lufte, ndaj Thaçit, ata nuk e konsiderojnë më presidentin e Kosovës, si partner në procesin e dialogut.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni dialogu kosove-serbi viola von cramon dialogu kosove-serbi viola von cramon

Sondazh

Poll