Bota

Të rinjtë po zbulojnë me kode se po luftojnë depresionin, shprehjet që përdoren si thirrje për ndihmë: Sot kisha makaron

1 Korrik 2020, 16:37 Nga DOSJA
Të rinjtë po zbulojnë me kode se po luftojnë depresionin,

AMERIKE– Depresioni është një luftë që po i mundon shumë të rinj e të reja. Ata e hasin më së shumti në rrjetet sociale, aty ku dhe duket se po e shprehin se vuajnë nga depresioni.

Kodet e fshehta janë një mënyrë se si të rinjtë po tregojnë se po luftojnë me depresionin.

Shprehja “sot kisha makarona për darkë”, apo “më mbaroi shampoja dhe balsami në të njëjtën kohë”, nuk janë asgjë më shumë se thirrje për ndihmë që të rinjtë kërkojnë në rrjetet sociale.

Disa përdorues të platformave sociale mendojnë se këto fjalë janë marrë nga poema e Hannah Dains – “Mos e vrit veten sot”-, e cila shpjegon përse një person që po lufton me depresionin duhet të zgjedhë.

Këto shprehje që dërgohen si thirrje për ndihmë, janë mënyra e zgjedhur nga personat në fjalë që dikush t`i ndihmojë për të rënë në vorbullën e dëshpërimit deri në atë pikë sa të mendojnë vetëvrasjen.

Sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në Shtetet e Bashkuara, vetëvrasjet po kthehen në arsyen e dytë madhore të vdekjeve mes gjeneratave të reja.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota depresioni kode te rinj depresioni kode te rinj

Sondazh

Poll