Bota

Zv.ministrja e Ukrainës ‘tërbon’ ndjekësit/ Me bikini prezanton partinë e re, fansat: Nuk e dëgjuam çfarë tha, mendje

1 Korrik 2020, 17:03 Nga DOSJA
Zv.ministrja e Ukrainës ‘tërbon’ ndjekësit/ Me bikini

UKRAINË- Ish-zëvendësministrja e shkarkuar e Infrastrukturës në Ukrainë, Aleksandra Klitina, është rikthyer sërish në publik por kësaj radhe ndryshe.

Vitin e kaluar ajo u largua nga detyra duke pretenduar se do të krijonte një parti të re për të sfiduar “meshkujt e korruptuar”.

Por së fundmi 37-vjeçarja është shfaqur me bikini ku  nëpërmjet një video-mesazhi ka njoftuar krijimin e partisë ‘Ukraina kundër korrupsionit’, ku mbante veshur një bikini të vogël portokalli.

“Kam vendosur të luftoj vetë për të vërtetën pasi idiotët me pantallona janë të pashpresë. Partia ime do ua tregojë qejfin prostitutave politike mashkullore. Ata besojnë se kanë diçka në pantallonat e tyre dhe se kjo mjafton për të qenë të suksesshëm apo për të abuzuar gratë. Por gratë janë shumë herë më inteligjence e më të ndershme sesa jeni ju,”-tha ajo.

Por në video më shumë ka marrë vëmendjen veshja e saj dhe format trupore sesa vetë  mesazhi që ajo donte të përçonte. Disa prej tyre shpreheshin se nuk kuptonin asgjë pasi të gjithë vëmendjen e tërhiqte imazhi në ekran.

Ndërkohë që të gjithë ishin hutuar nga hiret e saj, politikania ukrainase pretendonte se shefi i saj e shkarkoi pasi po pengonte vjedhjen në ministri.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota aleksandra klitina ukraine aleksandra klitina ukraine

Sondazh

Poll