Aktualitet

Studentët e universitetit Bujqësor në protestë: Po na prishin fidanishten, do bëjnë ndërtime (VD)

4 Prill 2019, 09:53 Nga DOSJA
Studentët e universitetit Bujqësor në protestë: Po na

TiranëStudentët e Universitetit Bujqësor të Tiranës janë ngritur sot në protestë pasi po prishet fidanishja e këtij universiteti dhe deri më tani thuhet se aty do të ndërtohet një godinë.

Studentët që janë ngritur në protestë kërkojnë që brenda kampusit universitar të mos ndërtohet asnjë godinë pasi sipas tyre fidanishtja është shumë e rëndësishme edhe për procesin mësimor. 

“Protersta do të jetë edhe më masive, sot jemi këtu për një parlajmërim. Si mund të bëhet këtu një ndërtim kur këtu është një universitet? Ne nesër në mëngjes do të vazhdojnë me protestat”, u shpreh një student. 

Ndërsa Jamarbër Malltezi u shpreh se çështja është në gjykatë por ende nuk dihen shumë detaje nga ky ndërtim. 

“Zgjidhje mund të jetë edhe zhvendosja më tutje. Duhet të ruhet ky park, kjo fidanishte. Nga pikëmaja ligjore unë kuptoj se çështja është në gjykatë por gjykatat këtu te ne nuk funksionojnë. Ne na ka kapur në befasi kjo situatë. Rektori ka kontaktuar me institucionet për këtë situatë. Nëse kjo fidanishte do të prishet kjo do të ketë një ndikim të drejtëpërdrejtë te studentët. Çështja është në Gjykatën e Lartë”,  u shpreh ai. 

Ndërkohë ajo që shihet nga pamjet filmike është se fidanishjta është rrethuar dhe aty kanë nisur punën eskavatorët. 

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet prishet fidanishja studentë e universiteti bujqësor në proteste prishet fidanishja studentë e universiteti bujqësor në proteste

Sondazh

Poll