Aktualitet

Rihapet ISHP në Durrës, punonjësit e painfektuar rikthehen në punë, disa qytetarëve u merren tamponët

1 Korrik 2020, 11:06 Nga DOSJA
Rihapet ISHP në Durrës, punonjësit e painfektuar rikthehen

DURRËS- Instituti i Shëndetit Publik në Durrës ka rifilluar punën. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se punonjësit që nuk u prekën nga COVID-19 janë rikthyer sot në punë. Ndërkohë,  kjo godinë është dezinfektuar dhe në të kanë mbërritur disa qytetarë, të cilëve u është marrë tamponi.

Ky institucion u mbyll ditën e djeshme, pasi në të rezultuan 3 punonjës të infektuar. Pak konfirmimit të rasteve, të gjithë punonjësit u larguan nga frika se mos infektoheshin.  I fundit që iku në banesën e tij, ishte shoferi i ambulancës.

Ndërkohë është rënduar bilanci i COVID-19, pasi gjatë orëve e fundit kanë humbur jetën 2 persona dhe janë konfirmuar  45 raste të reja me COVID-19. Harta është zgjeruar në 9 qytete, ku numri më i madh i të infektuarve është në Tiranë. Sakaq është ulur numri i pacientëve të marrin mjekim në spitalin Infektiv. Aktualisht janë 71 persona që po marrin mjekim në këtë spital. Lajmi i mirë është se gjatë orëve të fundit janë shëruar 57 qytetarë.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll