Aktualitet

Kërkohen për mashtrimin e 725 milionë dollarëve, mediat indiane: Vëllezërit Sandesara fshihen në Shqipëri

1 Korrik 2020, 10:15 Nga DOSJA
Kërkohen për mashtrimin e 725 milionë dollarëve, mediat

TIRANË– Vëllezërit Nitin Jayantilal Sandesara, Chetankumar Jayantilal Sandesara dhe Deepti Sandesara, të cilët po kërkohen me ngul të ekstradohen në Indi, ku akuzohen për pastrim parash, fshihen në Shqipëri. Të paktën kështu, pretendojnë mediat indiane, të cilat shkruajnë se vendi i tyre po përpiqet t’i ekstradojë por që Shqipëria po ‘u mbulon’ krahët dhe ky proces është bllokuar.

Aktualisht, ata thuhet se janë me qendër në Shqipëri, nga ku India po përpiqet t’i ekstradojë ato,”- shkruhet ndër të tjera në artikullin e “ZeeNewsindia”.

Referuar medias indiane “The Times of India”, dy vëllezërit Nitin Jayantilal Sandesara dhe Chetankumar Jayantilal Sandesara, kanë marrë rreth 725 milionë deri në 1 miliard dollarë amerikanë kredi nga bankat shtetërore të Indisë, duke i zhdukur më pas përmes një rrjeti prej 300 kompanish “offshore”, të krijuara prej vetë atyre.

Për këtë skandal, Gjykata në Indi ka lëshuar urdhërarreste dhe është në kërkim të tyre. Ndërkohë që dy vëllezërit Sandesara dhe Hitesh Patel ishin ndër më të kërkuarit në Indi për shkak të mashtrimit, ata jetonin të lirë në Shqipëri dhe kishin investuar në disa zona, duke pastruar kështu paratë.

Ndërkohë, në vitin 2018, ata morën edhe nënshtetësinë shqiptare me propozim të ministrit të Turizimit, duke u bazuar në faktin që Sandesarat do të kryenin investime të rëndësishme në Shqipëri.

Ndërkohë në Tiranë u arrestua kunati i Nitin Sandesarës, Hitesh Patel, i cili është një prej katër personave të kërkuar në indi për mashtrimin e bankave duke përvetësuar rreth 1 miliard dollarë amerikanë dhe u la për 40 ditë në masën “arrest me burg”. Hiteshkumar Patel, u la më pas nën arrest shtëpiak në Tiranë, dhe burime oër Top-Channel shkruanin se Shqipëria i ka dhënë azil politik Patel.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet chetaan sandesara mashtrimi 725 milione dollare nitin dhe chetan sandesara chetaan sandesara mashtrimi 725 milione dollare nitin dhe chetan sandesara

Sondazh

Poll