Ekonomi

1 mln euro për UBT-në, ish-sekretari i Ministrisë së Bujqësisë: Ato para ua hoqën fermerëve

4 Prill 2019, 11:12 Nga DOSJA
1 mln euro për UBT-në, ish-sekretari i Ministrisë së

TIRANË– Ish- Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Bujqësisë Vojo Bregu, me anë të një statusi në Facebook shkruan se fondi mbështetës për fermerët i është dhënë Universiteti Bujqësor të Tiranës në dobi të Paktit të Universitetit.

Sipas Bregut, nga 4 milion euro që qeveria kishte parashikuar në buxhetin e 2019 për fermerët, tashmë u ka hequr atyre 1 milion euro duke e akorduar për UBT-në.

Pra nga rreth 4 milion EURO, që është shuma më e vogël që është vënë ndonjëherë ndër vite në dispozicion të fermerëve, ata do të kenë në dispozicion 1 milion EURO më pak. Fondet e IPARD që përmenden çdo ditë nëpër media, janë për agropërpunuesit dhe jo për fermerët e thjeshtë,”-shkruan Bregu.

Postimi i plotë

Tallja me fermerët vazhdon.
Fondi i dhënë UBT prej 1 milion EURO, është marrë nga skemat mbështetëse të destinuara nga fermerët. Pra nga rreth 4 milion EURO, që është shuma më e vogël që është vënë ndonjëherë ndër vite në dispozicion të fermerëve, ata do të kenë në dispozicion 1 milion EURO më pak. Deri tani janë VETËM 3 milion EURO. Sa fermerë mund të përfitojnë me 3 milion EURO?? Të presim deri në fund sa do katandisen.
P.S. Fondet e IPARD që përmenden çdo ditë nëpër media, janë për agropërpunuesit dhe jo për fermerët e thjeshtë.

Më 13 mars, qeveria miratoi vendimin për kalimin e fondit 1 milion Euro në dispozicion të Universitetit Bujqësor të Tiranës. Vendimi i mor në kuadër të Paktit të Universitetit. Gjatë fjalës së tij me studentët Rama theksoi se përmes kësaj ferme, do të sigurohen të ardhura për vetë universitetin. (Lexo këtu)

(k.m.dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

ekonomi ekonomi 1 milion euro ferme ne universitetin bujqesor pakti per universitetin 1 milion euro ferme ne universitetin bujqesor pakti per universitetin

Sondazh

Poll