Ekonomi

Nga pasuritë e paluajtshme te call center, pesë skemat si u pastruan paratë në 2018

2 Prill 2019, 05:29 Nga DOSJA

Tiranë-Të paktën pesë tipologji janë evidentuar vitin e shkuar nga autoritetet shqiptare si mundësi potenciale për pastrim parash. Raporti vjetor i Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave për vitin 2018 zbardh skemat që nisin nga ato të transfertave të thjeshta të parave e që komplikohen deri tek investimi në pasuri të paluajtshme apo operimi i call center-ve nga shoqëri me seli në vende offshore. Më poshtë po sjellim pesë tipologjitë bashkë me skemat grafike të publikuara nga DPPPP dhe që janë referuar në organet ligj zbatuese për hetim të mëtejshëm.

Tipologjia 1

Transferta të kryera nga shtetas me lidhje familjare, me shtetas të tjerë të huaj dhe shqiptarë si dhe me vende të kategorizuara me risk

Shtetasit X dhe Y (bashkëshort me njëri tjetrin) kanë kryer një numër të konsiderueshëm transfertash (si dërgues dhe përfitues), për një periudhë 4 vjeçare, në vlera që variojnë nga 20 deri në 1.200 EURO, por kryesisht mbizotërojnë transfertat në vlerat nga 200- 600 EURO me shtetas të ndryshëm shqiptarë dhe të huaj, dhe me shtete të ndryshme.

Shtetasi Z, gjatë një periudhe 2 vjeçare, ka dërguar dhe përfituar disa transferta në vlerat nga 30 deri në 1.000 EURO. Nga verifikime të mëtejshme ka rezultuar se shtetasi Z merret me shit/blerje të monedhave virtuale dhe se ka lidhje me aktivitetin e subjektit që zotëron shtetasi X.

Nga verifikimet e kryera rezultoi se shtetasit X dhe Y zotërojnë 2 subjekte tregtare, një ndër të cilët ka objekt veprimtarie të deklaruar si të lidhur me kriptomonedha. Më tej rezultoi edhe se shtetasi X ishte arrestuar nga

Policia, si person i lidhur me trafikun e lëndëve narkotike.

Për sa më sipër, rasti është dërguar për investigim të mëtejshëm në organet e zbatimit të ligjit bazuar në:

Tipologjia 2

Qarkullim i shumave të dyshimta në sistemin bankar

Shtetasi A zotëron llogari personale në një bankë të nivelit të dytë, në disa monedha. Ky individ vihet re të jetë shumë aktiv dhe në llogaritë e hapura në emër të fëmijëve të tij të mitur.

Përgjatë një periudhe disa vjeçare ka kredituar në llogaritë e tij në vlera të larta (mbi 1 milion EURO). Sipas të dhënave të deklaruara në bankë, shtetasi ushtron një profesion që nuk justifikon akumulimin e këtyre fondeve.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se:

Tipologji 3

Burim i dyshimtë i të ardhurave dhe investime në vlera të konsiderueshme në pasuri të paluajtshme

Shtetasi G në vitin 2018 ka lidhur kontratë për blerje të një pasurie të paluajtshme në vlerë prej 130,000 EURO. Kjo vlerë investimi ka shërbyer si shkak për të investiguar më tej lidhur me burimin e të ardhurave të shtetasit G, i cili ushtron detyrën e një funksionari publik.

Nga verifikimet e kryera rezultoi se:

konsiderueshme në total 205,000 EURO,

me investimet e kryera prej tij dhe familjarëve të tij,

kohë në shuma të larta, ku spikasin veprimet me para në dorë,

Verifikimet e kryera për shtetasin P dhe familjarët treguan se nuk rezultojnë të dhëna bankare të cilat mbështetetin huadhëniet ndaj shtetasit G. Nga informacioni për shtetasin G, rezulton të ketë nisur një proçes penal ndaj tij për veprën penale ‘shpërdorim detyre’.

Në konkludim të analizës, duke marrë në konsideratë se shtetasi G:

Informacioni është dërguar për investigim të mëtejshëm në organet e zbatimit të ligjit.

Tipologji 4

Tipologji 5

Transferta të dyshimta të përfituara nga shoqëri që veprojnë në fushën e “call center” nga shoqëri me seli në vend offshore

Shoqëria A, e regjistruar në QKB në vitin 2015, ushtron aktivitetin e saj në fushën e ofrimit të shërbimeve të marketingut në internet (call center, teleselling).

Në vitin 2018 është themeluar një shoqëri “A-1”, nga shtetasi F, djali i shtetasit G dhe familjar i afërt i shtetasit X.

Nga verifikimet fiskale për këto subjekte rezultoi se:

shoqërisë B dhe në vlera jo të larta,

Duke marrë në konsideratë:

Informacioni është dërguar për investigim të mëtejshëm në organet e zbatimit të ligjit.

Burimi: Monitor 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

ekonomi ekonomi 5 skemat e pastrimi të parave pastrimi i parave skema 2018 5 skemat e pastrimi të parave pastrimi i parave skema 2018

Sondazh

Poll