Ekonomi

“Lufto për ëndrrat e tua”/ Një edicion lajmesh i veçantë për djalin që vuan nga autizmi

31 Mars 2019, 10:23 Nga DOSJA
“Lufto për ëndrrat e tua”/ Një edicion lajmesh i

TIRANË- Programi “Dua të të bëj të lumtur” solli mbrëmjen e djeshme historinë e një djali, i cili vuante nga çrregullimet e spektrit autik.

Kjo ishte historia e Luisit, 12-vjeçarit që ishte ftuar në program nga mamaja e tij, zonja Nafije. Prindërit e Luisit ishin njohur para shumë vitesh dhe nga martesa e tyre kishin ardhur në jetë tre fëmijë. Luisi ishte djali i tretë i familjes, por në moshën 1-vjeçare prindërit kishin kuptuar që ai nuk ishte si gjithë fëmijët e tjerë. Pas disa vizitave mjekësore ata mësuan se Luisi vuante nga autizmi.

Ndryshe nga moshatarët e tij që janë të dhënë pas “yjeve” të fushave të ndryshme, Luisi ndiqte çdo ditë edicionin e lajmeve dhe programet e Top Channel. Në studio, Nafija zbuloi që gazetarët më të preferuar të Luisit ishin Genta Popa dhe Ilir Paço. “Luis ti je ëngjëlli i familjes tonë. Ti nuk na ke krijuar kurrë probleme, por na ke bashkuar më shumë. Të duam shumë, po shumë!”,- u shpreh Nafija.

Të ftuar surprizë për Luisin ishine dy spikerat ikonë të Top Channel Genta Popa dhe Ilir Paço. Në studio ata improvizuan një edicion lajmesh dedikuar atij. Dy gazetarët rrëfyen momentin e parë kur ishin takuar me Luisin dhe u shprehën se ishin me të vërtëtë të lumtur që e njohin atë.

Luisi ka një botë tepër të bukur dhe këmbëngulja që ka është e adhurueshme. Unë i uroj atij që t’i plotësohen të gjitha dëshirat që ai ka duke këmbëngulur e insistuar deri në fund. Ne jemi shumë të lumtur që e njohim atë sepse na ka gëzuar pamasë!

Spikerja Genta Popa

Surpriza e fundit që programi “Dua të të bëj të lumtur” kishte rezervuar për Luisin ishin bateristi i Portokallisë, Land Fusha dhe Orgesa Zaimi të cilët performuan për të./Marrë nga Top Channel

(a.m.dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sociale sociale emisioni dua te te bej te lumtur genta popa ilir paco emisioni dua te te bej te lumtur genta popa ilir paco

Sondazh

Poll