Ekonomi

Drejtori i ri i Tatimeve nis aksionin e kontrollit në bare dhe restorante

1 Prill 2019, 17:43 Nga DOSJA
Drejtori i ri i Tatimeve nis aksionin e kontrollit në bare dhe restorante

Vetëm 5 ditë nga emërimi i janë dashur që të bëjë gati planin, madje me asistencën e Fondit Monetar ndërkombëtar. Në 15 prill do të fillojë, por nuk dihet se kur do të mbarojë. Në njoftimin e drejtorisë së tatimeve thuhet se synohet rritja e përmbyshjes vullnetare të detyrimeve, një tezë e hedhur në 6 vitet e qeverisjes së PS.

Njoftimi i plotë i DPT:

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve zhvilloi mbledhjen e 22-të të Komitetit të Përmbushjes, në të cilën u miratua plani sektorial i bareve dhe restoranteve, i hartuar edhe me asistencën e Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Përmes zbatimit të këtij plani, synohet rritja e përmbushjes vullnetare e tatimpaguesve, si dhe ndërgjegjësimi i publikut mbi rëndësinë e mbledhjes së detyrimeve tatimore sipas legjislacionit në fuqi.

Plani sektorial i bareve dhe restoranteve do të nisë të zbatohet nga Administrata Tatimore, duke filluar nga data 15 prill dhe do të shtrihet në të gjithë vendin.

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

ekonomi ekonomi drejtoria e përgjithshme e tatimeve enton duro drejtoria e përgjithshme e tatimeve enton duro

Sondazh

Poll