Ekonomi

Ligji i ri/ Ndryshon skema e ndihmës ekonomike, si zgjidhen përfituesit

1 Prill 2019, 13:06 Nga DOSJA
Ligji i ri/ Ndryshon skema e ndihmës ekonomike, si zgjidhen

Qeveria iu heq bashkive skemën e ndihmës ekonomike dhe atë të aftësisë së kufizuar. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka hedhur për konsultim publik ndryshimet në ligjin “Për asistencën sociale”.

Drafti parashikon që roli i Këshillave Bashkiakë të fokusohet vetëm në përcaktimin e kritereve për familjet që marrin ndihmë ekonomike, por nuk do të kenë asnjë vendimmarrje për përfituesit, të cilët do të përzgjidhen në bazë të sistemit të pikëzimit nga Drejtoria Rajonale e Shërbimit Social Shtetëror.

Skema ekzistuese parashikon që qeveria jep fondin për familjet e varfra, por evidentimi i atyre që e përfitojnë dhe shpërndarja e parave bëhet nga pushteti vendor.

Gjithashtu, ligji i ri anashkalon vendimmarrjen e Këshillit Bashkiak për pagesat e aftësisë së kufizuar, për shkak se kjo e drejtë i jepet individit në bazë të vlerësimit të komisionit të posaçëm për vlerësimin e aftësisë së kufizuar.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

ekonomi ekonomi keshilli bashkiak ligji i ri skema ekonomike keshilli bashkiak ligji i ri skema ekonomike

Sondazh

Poll