Bota

30 Qershor 2020, 20:10 Nga DOSJA

KORE E VERIUT-  Marrëdhëniet mes Koresë së  Veriut dhe asaj të Jugut po përkeqsohen, pasi kjo e fundit ka nisur të shpërndajë fletëpalosje në Veri ku në to shfaqet gruaja e diktatorit Kim Jong-un, e cila shihet e veshur në një mënyrë provokuese.

Mediat e huaja kanë njoftuar se pretendohet se fletëpalosjet janë pjesë e një propagande të iniciuar nga Korea e Jugut, ndërkohë ambasadori rus në Penian, Matsegora, e ka quajtur këtë veprim si fyes dhe degjenerues për familjen e Jong-un.

“Fletëpalosjet kishin një lloj të veçantë të propagandës së ndyrë, fyese që synonte të denigronte figurën e bashkëshortes së Kim”, u shpreh Matsegora

Sipas raportimeve dyshohet se për shkak të këtij veprimi Korea e Veriut hodhi në erë një zyrë ndërlidhëse dhe filloi të ushtronte presion me anë të forcave ushtarake në kufi.

Burimi:DailyMail

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota kore e veriut koroe e jugut kore e veriut koroe e jugut

Sondazh

Poll

Bota 30 Qershor 2020, 17:17

Një picë me simbolin nazist

Kur Misty Laska në Middleburg Heights të Ohajos hapi kutinë prej kartoni me picën brenda, gjëja e parë që vuri re ishte se pica nuk ishte e prerë.Pastaj ajo dhe...