Aktualitet

E moshuara shqiptare endet rrugëve të Strugës, nuk mban mend as emrin e saj, qytetari: Lyp tek ura e Drinit, na ndihmoni ta k

1 Korrik 2020, 05:38 Nga DOSJA
E moshuara shqiptare endet rrugëve të Strugës, nuk mban mend as

Maqedoni e Veriut- Një e moshua nga Shqipëria, e cila nuk mban mend as emrin e saj ndodhet në Maqedoninë e Veriut.  Një qytetar për JOQ njofton se e moshuara lyp në qytetin e Strugës dhe vuan nga skleroza.  Ai ka publikuar edhe foto të saj dhe kërkon ndihmën e shqiptarëve që ajo të kthehet pranë familjes.

“Pershendetje joq! Ju lutem mund te nxirrni nje postim ? Nje grua plak nga Shqiperia ndodhet ne Maqedoni Strug lyp ne rrug dhe kerkon te kthehet ne Shqiperi por smban mend emrin mbiemrin por as qytetin prej nga vjen un i bera foto kush e njeh tme japi info per ta ndihmuar ta kthejm ne vendlindje. Fotoja eshte bere kete mbremje ne Strug rreth ores 20 ne bulevard, afer te ura e drinit. aty rrin edhe gjat dites kjo prej ora 8 mengjes deri ne ora 22 te darkes lyp, kerkon lek.”, njofton qytetari.

Ndërkohë në Shqipëri prej 2 ditësh rezulton e humbur 80-vjeçarja Drita Shkëmbi. Familjarët e saj kanë nisur kërkimet. Ata kanë bërë edhe një denoncim në polici, ku theksuan se ajo vuan nga skleroza. Nuk dihet ende nëse bëhet fjalë për të njëjtin person.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet drita shkëmbi gjendet 80-vjeçarja drita shkëmbi gjendet 80-vjeçarja

Sondazh

Poll