Politike

Publikimi i aktakuzës nga Specialja dy ditë para takimit në Washington, Berisha: E kanë shtyrë dy faktorë politikë

30 Qershor 2020, 20:09 Nga DOSJA
Publikimi i aktakuzës nga Specialja dy ditë para takimit në

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar aktakuzën e Prokurorisë Speciale për krime luftë ndaj presidentit Hashim Thaçi, kreut të PDK, Kadri Veseli dhe 9 ish-luftëtarëve të UÇK. I ftuar në emisionin “Tempora”, Berisha është shprehur se ka dy faktorë sipas tij, se përse u publikua aktauza vetëm dy ditë para takimit të Washington.

Ish-kryeministri u shpreh se faktori i parë është përpjekja për të asgjesuar Gjykatën Speciale dhe faktori i dytë është ndryshimi i kufijve.

Pikëpyetjet janë të mëdha. Kryeprokurori jo vetëm që është amerikan por edhe ndihmësat janë amerikanë. Arsyen nuk do ta marrim vesh kurrë. Atë e ka shtyrë, politika. Dy faktorë politikë. Njëri është përpjekja politike për të asgjësuar gjykatën nëpërmjet një marrëveshje. Faktori i dytë është ndryshimi i kufijve. Serbmadhi Vuçiç me argatët e tij në Prishtinë dhe Tiranë, i thanë botës dhe Europës se ne nuk pyesim për ju dhe për statusin e kufijve të kontinentit”, u shpreh Berisha.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike aktakuza e prokurorise speciale sali berisha aktakuza e prokurorise speciale sali berisha

Sondazh

Poll

Politike 30 Qershor 2020, 19:45

TIRANË -Analistët e huaj, kanë shprehur habinë e tyre në lidhje me deklaratat e përdorura nga kryeministri Edi Rama në lidhje me aktakuzën e Gjykatës Speci...

Politike 30 Qershor 2020, 19:39

TIRANË– Koleksionisti i ikonave Gjergji Thimo, i cili u dënua me 5 vite burg ka qënë i ftuar në emisionin “A show”. Në fjalën e tij, Thim...