Politike

30 Qershor 2020, 19:45 Nga DOSJA

TIRANË -Analistët e huaj, kanë shprehur habinë e tyre në lidhje me deklaratat e përdorura nga kryeministri Edi Rama në lidhje me aktakuzën e Gjykatës Speciale, për të cilën tha se ka hedhur baltë ndaj UÇK-së dhe Kosovës.

Andrea Capussela shkruan në Twitter, se kjo është një gjë e rrezikshme për t’u thënë.

“Kjo është një gjë e rrezikshme për t’u thënë vetëm nëse i interson sadopak Kosova”, shkruan Capussela.

That’s a dangerous thing to say, unless one cares little about K https://t.co/SdZGrxav0s

— Andrea Capussela (@AndreaCapussela) June 30, 2020

Ndërsa analisti Toby Vogel, është shprehur, se nëse Ramës i intereson diçka, ajo nuk është Kosova.

“Mund ta kem gabim, por kam përshtypjen se nëse ka diçka që Ramës i intereson ajo nuk është Kosova”, shkruan Vogel.

 

I could be wrong but my impression is that there’s only one thing Edi Rama cares about, and it ain’t Kosovo…

— Toby Vogel (@tobyvogel) June 30, 2020

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në parlament një javë më parë, e quajti aktakuzën e Prokurorisë Speciale, një fletë-rrufe që hedh baltë mbi Kosovën dhe Shqipërinë. Kreu i qeverisë shqiptare, doli në mbrojtje të presidentit Hashim Thaçi, kreut të PDK, Kadri Veseli dhe 9 ish-luftëtarëve të UÇK. Sipas Ramës, aktakuza ka përmbysur historinë, duke i kthyer fajtorët në viktimat dhe viktimat në agresor. Gjithashtu Rama zhvilloi takime me liderët politikë në Kosovë, gjatë një vizite dy ditore, i nxitur nga publikimi i aktakuzës së Prokurorisë Speciale. Në përfundim të takimeve, Rama dha një deklaratë për mediat, ku përsëriti qëndrimin e tij kundër akuzave të “Speciales”, ndërsa tha se Kosova ndodhet në udhëkryq.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike aktakuza e prokurorise speciale edi rama aktakuza e prokurorise speciale edi rama

Sondazh

Poll

Politike 30 Qershor 2020, 19:39

TIRANË– Koleksionisti i ikonave Gjergji Thimo, i cili u dënua me 5 vite burg ka qënë i ftuar në emisionin “A show”. Në fjalën e tij, Thim...