Politike

30 Qershor 2020, 19:39 Nga DOSJA

TIRANË– Koleksionisti i ikonave Gjergji Thimo, i cili u dënua me 5 vite burg ka qënë i ftuar në emisionin “A show”. Në fjalën e tij, Thimo u shpreh se kryeministri Edi Rama ka qënë i dënuar në Francë për shitje ikonash, duke publikuar edhe numrin që sipas tij i përkon dosjes së tij. 

Ai kërkoi nga autoritetet vendase që të hetonin lidhur me rastin për të zbuluar të shkuarën e kreut të qeverisë.

“Nuk është e rastësishme që pikërisht në këtë çështje del emri i kryeministrit Rama. Kjo sepse ai është spikatur në vjedhje ikonash. Unë i kam thënë që je i dënuar në Francë, Itali dhe Qipro. I pari kryeministër në botë që ndryshoi emrin. Kështillatari i Merkel doli dhe e pyeti direkt nëse ka qenë i dënuar në vitin 1994 për vjedhje ikonash gjë që pasoi me heshtjen e Ramës. Ai ndërroi emrin Edvin në Edi se ka qenë i dënuar në Francë. Dhe sot unë po bëj publike numrin e dosjes së Edvin Ramës të dënuar në Paris, në vitin 1993, që është AL.1961138/A. T’i merren gjurmët e gishtave dhe të hetohet,”-u shpreh ai.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama france gjergji thimo edi rama france gjergji thimo

Sondazh

Poll

Politike 30 Qershor 2020, 13:33

KOSOVË- Kryeministri Edi Rama ka folur sot për përplasjen e tij me Ramush Haradinajn, por dhe për paditë e tij që ka bërë për ata që i quan shpifës. Në fja...