Politike

Mesazhi i Ambasadës Amerikane: Në një kohë krize, roli i parlamentit është më jetik se kurrë për ligjet emergjente

30 Qershor 2020, 17:08 Nga DOSJA
Mesazhi i Ambasadës Amerikane: Në një kohë krize, roli i

TIRANË- Ambasada Amerikane në Tiranë ka shpërndarë një mesazh në ditën ndërkombëtare të Parlamentarizmit. Me anë të një statusi në Facebook, Ambasada Amerikane shkruan se Kuvendi është një gut themeli në një demokraci, pasi përcjellin zërin e qytetarëve.

Ambasada e SHBA-ve shkruan gjithashtu se roli i Kuvendit është më jetik në kohë krize duke marrë një rol më jetik se kurrë. 

Parlamentet e fortë janë një gur themeli i demokracisë. Ata përfaqësojnë zërin e njerëzve, miratojnë ligje, shpërndajnë fonde për të zbatuar ligje dhe politika, dhe i bëjnë qeveritë të japin llogari. Ata punojnë për të siguruar që të gjithë njerëzit të përfitojnë nga politikat, veçanërisht ata më të pambrojturit. Në kohët e COVID-19, Parlamentet dhe institucionet e tjera qeveritare i nënshtrohen të njëjta masave distancimi shoqëror si organizatat e tjera publike dhe private. Megjithatë, në një kohë krize, roli i parlamentit është më jetik se kurrë për miratimin e ligjeve emergjente, shpërndarjen e burimeve dhe shqyrtimin e veprimeve të qeverisë,”-shkruhet në postim. 

POSTIMI I PLOTË:

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ambasada amerikane ne tirane kuvendi i shqiperise ambasada amerikane ne tirane kuvendi i shqiperise

Sondazh

Poll

Politike 30 Qershor 2020, 13:33

KOSOVË- Kryeministri Edi Rama ka folur sot për përplasjen e tij me Ramush Haradinajn, por dhe për paditë e tij që ka bërë për ata që i quan shpifës. Në fja...