Rama shkon në Kosovë, Basha i takon në Shqipëri dy ish-zyrtarët e lartë: PD gjithmonë krah jush. Do e kaloni edhe këtë
30 Qershor 2020, 18:27Nga DOSJA
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me zyrtarë të PDK-së, të ardhur nga Kosova për të takuar liderin e PD-së.
Ka qënë vetë Basha ai që ka ndarë foto nga takimi duke bërë me dije se tema kryesore e diskutimit ka qënë ngritja e aktakuzave ndaj dy zyrtarëve nga radhët e PDK-së, presidenit Hashim Thaçit dhe ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli.
“Pata kënaqësinë të mirëpres sot ish nënkryetarin e Kuvendit të Kosovës, z. Xhavit Haliti dhe ish zv/kryeministrin e ministrin e jashtëm z. Enver Hoxhaj. Kosova ka ditur gjithmonë të tregojë maturi përballë sfidave jo të pakta që ka kaluar para dhe pas pavarësisë së saj. Pavarësia, sovraniteti dhe tërësia territoriale e Kosovës janë të pacënueshme. Jam i bindur se së bashku me partnerët euroatlantikë, institucionet dhe forcat politike në Kosovë do të tejkalojnë çdo sfidë dhe do tia dalin të ndërtojnë një të ardhme më të mirë për qytetarët e saj. @pdshqipëri është e do të jetë gjithmonë në krah të Kosovës dhe popullit të saj,”-shkruan Basha.
Ndërkohë nga ana tjetër, në Kosovë për të zhvilluar një vizitë dy ditore ka shkuar kryeministri Edi Rama, i cili gjithashtu takoi të gjithë politikanët e vendit, përveç ish-homologut të tij, Ramush Haradinaj. Megjithatë edhe përse nuk u takuan, Rama njoftoi se kishte tërhequr padinë ndaj tij për shpifje.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Ambasada Amerikane në Tiranë ka shpërndarë një mesazh në ditën ndërkombëtare të Parlamentarizmit. Me anë të një statusi në Facebook, Ambasada Ameri...
TIRANË– Ministrja Belinda Balluku i ka kthyer përgjigje skeptikëve që sipas saj kanë deklaruar se kjo është qeveria e drejtoresha dhe zv. ministrave....
TIRANË -Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari në lidhje me tërheqjen e padisë së kryeministrit Edi Rama, ndaj kreut të AAK, ...
TIRANË- Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku ka deklaruar se ndërtuesit e rrugës së Arbrit kanë premtuar se projekti dhe pse ka afat deri në nëntor ...
KOSOVË- Kryeministri Edi Rama nga konferencna për mediat në përfundim të vizitës së tij në Kosovë ka folur dhe për Shengenin Ballkanik. Ai tha se Kosova d...
KOSOVË– Kryeministri Edi Rama është pyetur sot për lajmet e publikuara nga mediat në Kosovë se ai kishte veshur dje jelek antiplumb. Në konferencës në përf...
Politike30 Qershor 2020, 13:33
KOSOVË- Kryeministri Edi Rama ka folur sot për përplasjen e tij me Ramush Haradinajn, por dhe për paditë e tij që ka bërë për ata që i quan shpifës. Në fja...
KOSOVË- Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot se ka tërhequr padinë kundër ish-kryeministrit Ramush Haradinaj. Në konferencën e tij për mediat në përfundim...
KOSOVË- Kryeministri Edi Rama ka treguar sot bisedën që ka patur me një avokat shumë të njohur kroat për aktakuzën kundër Thaçit e Veselit. Kreu i q...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka shprehur ngushëllim për ndarjen nga jeta të mjekut Arjan Pushi. Sipas Metës, vdekja e Pusit tregon se rreziku nuk ka kaluar...