Aktualitet

30 Qershor 2020, 20:00 Nga DOSJA

TIRANË– Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho ka ngritur pikëpyetje lidhur me ndarjen nga jeta të mjekut Arjan Pushi prej koronavirusit. Dasho i ka drejtuar një pyetje shefes së ISHP-së, Silva Binos për infektimin e kolegut duke marrë parasysh që kolegu i ndjerë ka qënë ndër të parët që përdorte masat mbrojtëse.

Sipas tij, Pushi i ka mbajtur masat mbrojtëse që në muajin janar para se në Shqipëri të shënoheshin rastet e para me koronavirus.

“Pse vdiq Arjan Pushi? Pardje një antare e Komitetit të “Ekspertëve” kur u pyet se përse infektohen mjekët në QSUT u përgjigj “sepse kanë tangërllëk”!!! Dr. Arjan Pushi ishte ndër mjekët e parë në Shqipëri që nisi të mbante maskë dhe doreza. Në muajin janar kur SARS-CoV-2 mendohej se qarkullonte vetëm në Kinë (më vonë do të vërtetohej se ai kishte hyrë prej kohësh në Europë), Dr. Pushi nisi të aplikonte masat mbrojtëse dhe nuk i braktisi ato deri ditën e fundit në shërbim të pacientit. Një pyetje kam sot për antarët e Komitetit të “Ekspertëve”: Pse u infektua nga covid-19 kolegu juaj??!!”, shkruan Dasho.

vijon…

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arjan pushi erion dasho vdes arjan pushi arjan pushi erion dasho vdes arjan pushi

Sondazh

Poll