Aktualitet

Aksident tragjik në Itali! Ndërron jetë nëna shqiptare e tre fëmijëve, përplaset nga dy mjete, makina i ndahet më dysh (

30 Qershor 2020, 17:46 Nga DOSJA
Aksident tragjik në Itali! Ndërron jetë nëna shqiptare e tre

ITALI– Një aksident tragjik ka ndodhur mesditën e sotme në Vignola, ku ka humbur jetën një grua shqiptare. Sipas mediave italiane, shqiptarja që ka ndërruar jetë është identifikuar si Violeta Caka, 47 vjeç.

Shqiptarja, e cila banonte në Marano të Napolit, po përpiqej që të ndalonte në një pikë karburanti. Por pikërisht në këtë moment është përplasur nga një makinë tip “Fiat Punto”, e cila drejtohej nga një 47-vjeçar. Si pasojë e përplasjes makina e shqiptares ka dalë në korsinë tjetër dhe është përplasur sërish me një tjetër mjet.

Impakti i përplasjes rezultoi fatal për nënën e tre fëmijëve, e cila ndërroi jetë në vend. Të tre automjetet e përfshira në aksident janë sekuestruar nga policia dhe hetimet gjithashtu janë duke u zhvilluar mbi personat e përfshirë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne itali itali vdes shqiptarja ne itali aksident ne itali itali vdes shqiptarja ne itali

Sondazh

Poll