Aktualitet

Flakë në Pashaliman, zjarrfikësit s’ndërhyjnë dot prej terrenit, Ministria e Mbrojtjes dërgon helikopterin: Nuk rrezikoh

30 Qershor 2020, 17:16 Nga DOSJA
Flakë në Pashaliman, zjarrfikësit s’ndërhyjnë dot

VLORË– Zjarr në gadishullin e Karaburunit pranë qytetit të Vlorës. Mësohet se flakët kanë rënë që prej mesditës së sotme dhe kanë shumë metra rreth e qark zonës. Të “ndihmuara” nga era ato janë përhapur me shpjetësi, ndërsa forcat zjarrfikëse nuk kanë mundur që të ndërhyjnë për shkak të terrenit të vështirë të vatrës së zjarrit.

Në pamundësi për të ndërhyrë vetë, zjarrfikëset kanë kërkuar ndihmë për të shuar flakët nga ajri pasi ato mund të rrezikojnë edhe banesat.

Ndërkohë Ministria e Mbrojtjes ka bërë me dije se në zonë ka nisur një operacion nga ajri për shuarjen e vatrës së zjarrit në zonën e njohur si “Pashaliman”.

Një helikopter i Forcës Ajrore i pajisur me mjetet e posaçme është pëfshirë në operacion dhe është nisur për në zonën që është përfshirë nga flakët. Gjithashtu në një njoftim zyrtar, Ministria bën me dije se sipas raportimeve të deritanishme zjarri nuk rrezikon bazën ushtarake detare të Pashalimanit.

Gjithashtu Ministria ka nisur dhe pamjet nga aksioni në jug të vendit, ku duket helikopteri i FA-ve teksa hedh ujë nga lart mbi zjarr.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet zjarr ne pashaliman zjarr ne pashaliman

Sondazh

Poll