Aktualitet

“Truri” i atentatit ndaj biznesmenëve në Laç, Ilir Xhepaj lihet në burg për herë të dytë

30 Qershor 2020, 17:01 Nga DOSJA
“Truri” i atentatit ndaj biznesmenëve në Laç, Ilir

KURBIN-Gjykata e Kurbinit ka dhënë masën e dytë të sigurisë për Ilir Xhepajn, i cili është një nga bashkëpunëtorët e atentatit ndaj Paulin Gjergjit dhe Bujar Likës, mbrëmjen e 30 majit në hotelin “A&A”në Fushë-Gjormë të Kurbinit. Ditën e sotme ai u la në burg për një ngjarje tjetër kriminale, atë të plagosjes së Zef Markut në Laç më 15 maj. Mbi të rëndojnë dy masa sigurie, pasi ditën e djeshme ai u la në burg si bashkëpunëtor në vrasjen e dy biznesmenëve në Kurbin. Roli i tij ishte që të neutralizonte dy djemtë e Paulinit, Nikolinin dhe Antonin.

Ilir Xhepaj ishte fshehur në një apartament në zonën e “Astirit” në kryeqytet. Ai u arrestua dy netë më parë, teksa po shkonte të takonte bashkëshorten e tij. Xhepaj mendonte se e kishte hequr qafe policinë, por blutë kishin vënë në vëzhgim familjarët e tij dhe po prisnin momentin kur ai të shkonte për t’i takuar.

Më 15 maj 2020, Xhepaj plagosi biznesmenin Zef Marku në Laç, pas një konflikti mes tyre. Policia njoftoi se e kishte shpallur në kërkim, por tanimë mësohet se i shpalluri në kërkim është një nga të rinjtë problematikë të këtij qytetit. I dënuar më herët për grabitje me armë në vitin 2012 në Kurbin, e po ashtu për një plagosje në Fushë-Krujë, Xhepaj, konsiderohet si një emër i rrezikshëm në këtë zonë. Ai ishte liruar tre muaj para se të ndodhte vrasja, dhe pasi ishte në kërkim për plagosje, fshihej në kryeqytet.

Ai u shpall në kërkim nga Policia e Shtetit pas arrestimit të Eduart Lamajt, ekzekutori i dy biznesmenëve. Lamaj u kap pasi u fsheh për mbi 3 javë në Tiranë tek e motra, dhe po kurohej fshehurazi tek spitali Amavita në Qytet Studenti. Bashkë me Lamajn dhe Ilir Likën, grupit të Kurbinit i “mungojnë” edhe dy anëtarë të tjerë, që u filmuan nga kamerat e sigurisë në hotel “A&A”.

Elson Alija dhe Klaudio Perkola, janë pjesë e grupit dhe janë ende në kërkim. Me kapjen e Ilir Likës pritet zbardhja e ngjarjes së 30 majit, porositësve të atentatit dhe motiveve. Deri më tani, autori kryesor, Eduart Lamaj ka mohuar një planifikim të vrasjes, por kjo për hetuesit është vetëm një alibi. Dyshohet se katërshja ka shërbyer si skuadër vrasësish me pagesë, që kanë kryer dhe një sërë ngjarjesh të tjera në zonë.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrest me burg per ilir xhepaj ilir xhepaj arrest me burg per ilir xhepaj ilir xhepaj

Sondazh

Poll