Aktualitet

Plagosi me thikë shitësin e kioskës në Greqi në tentativë për ta grabitur, dalin pamjet e 31-vjeçarit shqiptar

30 Qershor 2020, 19:04 Nga DOSJA
Plagosi me thikë shitësin e kioskës në Greqi në

GREQI- Mediat greke kanë publikuar pamjet e  31-vjeçarit shqiptar, i cili qëlloi me thikë shitësin e një kioske. Shqiptar qëndroi sot për rreth dy orë në zyrën e prokurorit të çështjes, ndërsa si afat për faljen u caktua data 3 korrik.

Akuzat që rëndojnë ndaj tij janë “vrasje në tentativë me qëllim grabitjen” si dhe “shkelje të ligjit për armët”. Ai u paraqit në seancën e sotme pa avokat dhe pritet që t’i caktohet një nga anëtarët e Dhomës së Avokatisë së Lamias. Shqiptari ishte fshehur në një zonë malore në Kamenon Vourla, për t’i shpëtuar arrestimit.

Grabitja e dhunshme u regjistrua mbrëmjen e 26 qershorit. Shqiptari i maskuar dhe i pajisur me thikë, sulmoi shitësin e një kioske, 66 vjeç. Në tentativë për ta grabitur, shqiptari e goditi 66-vjeçarin në qafë dhe shpinë dhe më pas u largua. I plagosuri ndodhet në spitalin e Lamias, në kujdesin e mjekëve. Ende nuk dihet nëse shqiptari arriti të merrte ndonjë gjë nga kioska.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet shqiptari godet me thike shitesin e kioskes shqiptari godet me thike shitesin e kioskes

Sondazh

Poll