Aktualitet

Ndërroi jetë nga COVID-19, kolegu “përcjell” Pushin me fjalët e ngrohta: Lamtumirë, sot humbëm një mik

30 Qershor 2020, 17:56 Nga DOSJA
Ndërroi jetë nga COVID-19, kolegu “përcjell” Pushin

TIRANË -Mjeku Edvin Prifti ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta për shkak tëCOVID-19, të kolegut të tij, Arjan Pushi. Prifti zbulon se është takuar me Pushin 3 javë më parë dhe biseduan në lidhje me COVID-19.

Ai ka dënuar shpërndarjen e lajmit për vdekjen e Pushit, 24 orë përpara se të ndodhte në të vërtetë.  Më tej Prifti ka bërë thirrje për qytetarët, që të respektojnë masat ndaj COVID-19, pasi mjekët ndodhet atje dhe po luftojnë për jetët e tyre dhe të gjithë shqiptarëve.

Reagimi

Prof. Arian Pushi e përfundoi rrugëtimin e tij në këtë planet. U takuam bashkë tre javë më parë dhe bisedonim për covid-19. Qesharakja përmblidhet me tragjedinë. Arjan ti e dije dhe nuk e dije me çfarë po përballeshim. Mas mediat të dhanë për të vdekur 24 ore më parë a thua se shprehnin kënaqësinë që një profesor i mjeksisë ishte në grahmat e fundit se zbatonte betimin e Hipokratit. Dhe ndërkohë shikon turmat e pa identifikuara, turma që rrokullisen në rrugët e Tiranës pa asnjë proteksion, apo disa delirantë dhe sharlatanë të mendimit që deklaronin me paturpësinë që covid-19 është thjeshtë një iluzion. Raca shqiptare duhet të mbijetojë, bëjeni të mbijetojë, por jo me këtë kosto. Mjekët, infermierët, bijtë dhe bijat tuaj janë atje. Nuk ka më vijë të parë, të dytë dhe të shtatë. Janë atje duke luftuar për ju dhe për familjet tuaja. Sot humbëm një koleg dhe mik. Humbëm një profesor të universitetit tonë. Nesër mbase do të jetë radha jonë, mbase do jetë radha ime, por kjo s’ka asnjë rëndësi! Ju jeni thelbi! Këtu nuk flitet më për individin, por për racën tonë. Mbrojeni, mbështeteni, mos u beni naiv dhe injorant siç jeni sjellë në shekujt e kaluar, luftoni për mbijetesë, kuptojeni, dhe lutuni shumë për veten tuaj, familjet dhe për ne mjekët tuaj që nuk ndaluam një ditë duke trajtuar dhembjet dhe sëmundjet tuaj. Lamtumirë koleg i nderuar. Lamtumirë, kur u puqëm bashkë tre javë më parë dhe bisedonim për covid-19. Dhe në perjetësinë e mallkimit qofshin kush i thotë të kundërtën këtij populli që nuk ç’bën! Dashuria do të triumfojë mbi gjithçka.

Mjeku Arjan Pushi ndërroi jetë pasi disa ditësh “betejë” me pandeminë e koronavirusit. Kolegët e tij e konfirmuan lajmin që dje, por u mohua nga vetë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Lajmi për ndarjen e tij nga jeta u konfirmua vetëm paraditen e sotme. Kolegët e tij, kanë shprehur ngushëllimet familjes në rrjetet e tyre sociale.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arjan pushi edvin prifti arjan pushi edvin prifti

Sondazh

Poll