Politike

Rekomandimet e ‘Venecias’ për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese, Ruçi 40 minuta në zyrën e Metës

30 Qershor 2020, 07:57 Nga DOSJA
Rekomandimet e ‘Venecias’ për ngritjen e Gjykatës

TIRANË- Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka zhvilluar sot një takim me Presidentin Ilir Meta. Ka qenë Ruçi ai që shkoi në zyrën e Metës dhe nuk preferoi të përdorte makinën, por nga kryesia e Kuvendit tek Presidenca ka shkuar në këmbë. 

Takimi mes tyre ka zgjatur rreth 40 minuta dhe në fokus të bisedës ka qenë ringritja e Gjykatës Kushtetuese. 

Presidenti e kreu i Kuvendit kanë folur për rekomandimet e Komisionit të Venecias dhe për raportin e publikuar prej tyre për emërimet në Gjykatën Kushtetuese. Venecia kërkoi dialog mes palevë dhe vijimin e procedurave për emërimet e reja. 

Ndërkohë një ditë më parë, Ruçi pati një takim në Kryesinë e Kuvendit me ambasadoren amerikane Yuri Kim e cila ka kërkuar më parë të përshpejtohet ngritja e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë. Kim në disa reagime është shprehur Gjykata Kushtetuese dhe ajo e Lartë duhet që të jenë funksionale sa më shpejt. 

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike emerimet e ne gjykaten kushtetuese gramoz ruci ilir meta ruçi takon meten emerimet e ne gjykaten kushtetuese gramoz ruci ilir meta ruçi takon meten

Sondazh

Poll

Politike 30 Qershor 2020, 08:49

TIRANË- Deputetja Rudina Hajdari është përfshirë sot në një debat me kreun e Kuvendit Gramoz Ruçi. Gjatë mbledhjes së Komisionit të Ligjeve dhe Kësh...