Aktualitet

Policia aksion antikanabis në Tepelenë, arrestohen 2 persona e një tjetër procedohet

30 Qershor 2020, 06:57 Nga DOSJA
Policia aksion antikanabis në Tepelenë, arrestohen 2 persona e

TEPELENË- Policia e Tepelenës ka vijuar kontollet për kanabis në zona të ndryshme dhe ka arrestuar 2 shtetas dhe një tjetër është peceduar penalisht. Në një njoftim për mediat, Policia shkruan se të arrestuar janë shtetasit R. S., 23 vjeç dhe A. C., 40 vjeç, banues në fshatin Veliqot, Tepelenë, si dhe u procedua penalisht në gjendje të lirë për shkak të moshës, shtetasi L. B., 79 vjeç, pasi në oborret e banesave të tyre ishin kultivuar disa bimë narkotike.

Vijon kontrolli intensiv i territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike. Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Veliqoti”. Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohet penalisht 1 tjetër. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, si dhe kontrollit masiv të territorit, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Veliqoti”.

Si rezultat i operacionit u vunë në pranga shtetasit R. S., 23 vjeç dhe A. C., 40 vjeç, banues në fshatin Veliqot, Tepelenë, si dhe u procedua penalisht në gjendje të lirë për shkak të moshës, shtetasi L. B., 79 vjeç, pasi në oborret e banesave të tyre, shërbimet e Policisë gjetën të kultivuara disa bimë narkotike.  Kontrolli i territorit nga toka dhe nga ajri duke përdorur dronë do vijojë pandërprerë, me qëllim evidentimin, parandalimin dhe goditjen e çdo tentative për kultivim të bimëve narkotike. Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme”, shkruan Policia.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 2 persona drogë në tepelenë policia tepelene arrestohen 2 persona drogë në tepelenë policia tepelene

Sondazh

Poll

Aktualitet 30 Qershor 2020, 06:09

ITALI- Shkatërrohet një grup kriminal shqiptaro-italian që trafikonte drogë nga vendi ynë drejt shtetit fqinj. 37 persona janë arrestuar gjatë dy segmenteve të ...