Aktualitet

30 Qershor 2020, 06:09 Nga DOSJA

ITALI- Shkatërrohet një grup kriminal shqiptaro-italian që trafikonte drogë nga vendi ynë drejt shtetit fqinj. 37 persona janë arrestuar gjatë dy segmenteve të operacionit, “Kulmi” dhe “Shefi”, ku në total janë sekuestruar 3.5 ton marijuanë, kokainë dhe kanabis, e cila në treg kap një sasi prej 7 milionë doza droge. 

Dy emrat kryesorë të grupit janë dy shqiptarë nga Vlora, emra të njohur për botën e krimit në Shqipëri. Robert Muftari dhe Elton Hamza, janë dy personat që akuzohen se janë kokat e trafikut, ndërsa ata njihen në qytetin e Vlorës, si biznesmenë që kanë investuar në turizëm dhe fushën e shërbimeve. Ata kanë bashkëpunuar në këtë rrjet trafiku edhe me mafiozë italianë.

Në vendin tonë operacioni është zhvilluar në disa qytete, Tiranë, Vlorë, Sarandë e Durrës, emrat e të cilëve i ka zbardhur Dosja.al.

Konkretisht shqiptarët e vënë në pranga janë:

Ledjo Pashaj 32 vjeç, banues në Fier,

Antonio Pashollari 44 vjeç,

Shkëlzen Daçi 45 vjec, banues në Kukës dhe njihej ndryshe si Tani,

Vullnet Daci 33 vjeç që njihej ndryshe si Ledi,

Erind Garubi 29 vjeç,

Flamur Gjika 48 vjeç, banues në Tiranë,

Bledar Allmuça 36 vjeç,

Elton Hamza 37 vjeç (i njohur si një nga kryesorët),

Ardit Hoxhaj 32 vjeç,

Kreshnik Laçi 45 vjeç, që njihej ndryshe si Niku,

Ervin Mandri 32 vjeç, banues në Dibër dhe njihej ndryshe si Vini,

Dritan Zaganjori 28 vjeç,

Rolando Laçi 23 vjec, njihej si Roni.

Orhan Duçellari,

Julian Bejdollari, 43 vjeç, banues në Vlorë,

Aurel Kalari, 53 vjeç, banues në Vlorë,

Ilirjan Zaimi, 51 vjeç, lindur dhe banues në Vlorë,

Mariglen Duçellari, 65 vjeç, banues në Vlorë,

Kleo Bregu, 55 vjeç, banues në Vlorë,

Rexhino Muçaj, 25 vjeç, banues në Vlorë,

Alban Koshi, 53 vjeç, banues në Vlorë.

Emrat e personave që janë vënë nën hetim

Ardi Hilaj,

Elton Ismaili,

Marjus Kaçani,

Manushaqe Korri,

Oliver Smakaj 33 vjeç,

Hasan Tali 32 vjeç,

Agron Tosku 39 vjeç,

Edison Sharka 30 vjeç, banues në Durrës,

Bashkim Skura 52 vjeç,

Fatmir Doka

Lindita Gjika 46 vjeç.

Ndërsa në Itali, operacioni është shtrirë në  Foggia, Leçe, Bologna, Roma, Napoli e Catanzaro, ku janë arrestuar dy personat e identifikuar si:

Cosimo Semiraro 43 vjeç, banues në Bari, Itali

Giovani Dangelo 34 vjeç, banues në Bari, Itali.

Në Itali është arrestuar edhe një polic i GDF-së që akuzohet se ka bashkëpunuar me grupin. Ndërkohë pasuria e sekuestruar në të dy vendet është me vlerë 4 milionë euro, që rezultojnë në emër të kryesuesit të grupit Robert Muftari, 47 vjeç nga Vlora, i cili është shpallur në kërkim. Mes aseteve luksove janë: 15 apartamente, 7 makina luksoze, një fabrikë, bar-restorant, dy biznese për shpërndarje pijesh alkolike.

Hetimet për grupin kanë nisur që prej vitit 2017, pas sekuestrimit të gjysmë ton kanabisi në një rulo që drejtohej nga një italian dhe do të shkonte në Greqi. Pas kontrollit në skaner, në rulo u gjet se ishin fshehur në tavan 383 kg kanabis, si dhe 96 kg në formë çokollate. Nga aksioni u arrestua shtetasi italian, Vito Baruceli, 36 vjeç dhe shoqëruesja e tij, Dominga Silvestri. Ata mohuan përfshirjen në trafik dhe thanë se kishin marrë rulon për pushime.

Ndërsa në një konferencë të përbashkët për mediat, ku ishin bashkë kreu i Antimafias e i Antiterrorizmit Italian Federico Calfiero De Raho, Prokurori Special i Antikorrupsionit e Krimit të Organizuar shqiptar Arben Kraja, nënkryetari i Eurojust Filippo Spezia, prokurori i Barit Giuseppe Volpe, kreu i Antimafias së Barit Francesco Giannella, si edhe Drejtori i Antimafias Italiane Gjeneral Giuseppe Governale, u fol për rezultatet e operacionit.

Kreu i SPAK nga zyrat qendrore të DIA-s në Itali tha se do të vijojë hetimi edhe në Shqipëri i autoriteteve që kanë lejuar trafikun e drogës. Edhe pala italiane falenderoi ekipin shqiptar.

(j.v;f.g;f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kapen 40 milionë euro drogë operacioni i spak kapen 40 milionë euro drogë operacioni i spak

Sondazh

Poll